Drejt finalizmit për në Londër, Zakaria bëhet me ekip të ri

Në kërkim të një mesfushori në orët e fundit të merkatos, Chelsea po përpiqet të rikuperojë mesfushorin zviceran nga Juventus Denis Zakaria.

Sipas informacioneve të Sky Sport Italia, blutë kanë ofruar një huazim me opsion blerje, madje The Athletic raporton se është pranë finalizimit.

I mbërritur vetëm 6 muaj më parë te Juventus, ish-mesfushori i Borussia M’Gladbach duhet të paketojë valixhet. Sipas shtypit britanik, ai aktualisht po kalon një kontroll mjekësor në Torino. /albeu.com/


Shtuar 1.09.2022 20:12