Makina që kushton 5 milionë euro, protagoniste në Sallonin e Parisit (FOTO LAJM)

Pëlqej

Bugatti Divo ka mbërritur më në fund në Evropë. Makina që kushton plot 5 milionë euro po bën prezantimin e saj në Sallonin e Parisit.

Në event ishin vetëm disa gazetarë të përzgjedhur dhe një “tufë” klientësh miliarderë.

Interesant është fakti se prezantimi i Bugatti Divo në kryeqytetin francez bëhet pasi 40 ekzemplarët e këtij automjeti të jashtëzakonshëm janë shitur që të gjitha.

1500 kuaj fuqi, me aerodinamikë të re, më e lehtë dhe me më shumë “muskuj”, sidomos në pjesën e pasme të saj, Divo është fantastik. Por, pavarësisht këtyre, Divo nuk është më i shpejtë sesa Chiron. Shpejtësia maksimale e tij është 380 km/h, ndërsa ajo e Chiron është 420 km/h.

Shtuar më 05/10/2018, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori