Makina përplas motorin te “Ali Demi”, një i plagosur rëndë

Një person i cili ishte duke udhëtuar me motor ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë, në lagjen ‘Ali Demi’.

Policia informon se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 dhe mjeti me drejtues shtetasin L.S., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.06.2020, rreth orës 18:40, në vendin e quajtur “Ali Demi” mjeti me drejtues shtetasin L.S., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.06.2020 18:02