Vrasja e biznesmenit nga Kamza, marrin fund hetimet, Pajtim Rrushi: S’mbaj mend gjë, Covid-19 më la me pasoja

Prokuroria e Tiranës i ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, i cili u gjet dy ditë më parë në Malin me Gropa.

Janë prangosur dy vëllezërit, Fredi Rrushi dhe Pajtim Rrushi për ngjarjen e rëndë.

Natën e vrasjes, Rushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i është përgjigjur.

Sipas informacioneve, biznesmeni është kontaktuar sërish përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit, duke e çuar më pas drejt Dajtit, aty ku edhe e ekzekutoi.

Telefonin e kufomës e hodhën diku, ku u gjet më pas nga një taksist dhe u shit prej tij në një servis.

Ndërkohë që vetëm një ditë pas vrasjes, Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit, rreth orës 5 të mëngjesit duke e groposur në mal. Ndërsa sipër e kishte mbuluar me dhe e gurë. Lëvizjes e Rrushit u filmuan të gjitha nga kamerat e sigurisë, duke lënë të kuptohet se Dajti mund të ishte vendi i groposjes së biznesmenit. Atje u gjet një xhup me gjak, të cilin familjarët e biznesmenit thanë se i përkiste 43-vjeçarit. Më pas me ndihmën e qenëve, u gjet edhe vendi i groposjes, ku edhe viktima u gjet me dy plumba, një pas kokë dhe në qafë.

Megjithatë Rrushi nuk ka pranuar për asnjë moment autorsinë e ngjarjes, ndërsa Pajtimi, pas ndalimit nga Policia, ai u ka thënë hetuesve se nuk mbante mend asgjë nga ngjarja pasi Covid-19 e kishte lënë me pasoja. Por tentativa e tij u hodh poshtë nga policia pas paraqitjes së pamjeve filmike, ku Pajtimi duket që merr automjetin i cili transportoi viktimën.

Djali i viktimës ka bërë me dije se i ati ishte një person i “shthurur” e që kishte një të kaluar mes borxheve të shumta. Kjo besohet të ketë qenë edhe shkaku kryesor i ngjarjes së rëndë./albeu.com/