Majmuni humb gjyqin me fotografin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në vitin 2011, fotografi David Slater ndodhej në një pjesë të xhunglës indoneziane, kur krejt papritur një majmun makaku i mori aparatin nga dora dhe shkrepi një “selfie”.

Pasi rimori nën kontroll aparatin, Slater u mahnit nga imazhi që kishte shkrepur majmuni dhe nxitoi ta publikojë atë, pa menduar se kjo do t’i kushtonte një betejë dyvjeçare ligjore.

Në 2015, PETA, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve në Shtetet e Bashkuara “mori përsipër” që të përfaqësojë majmunin në foto për t’i kërkuar fotografit Slater të drejtat e imazhit dhe që të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga këto shkrepje të ndaheshin përgjysmë me majmunin.

Në fund, një gjykatës amerikan vendosi t’i japë të drejtë fotografit dhe të hedhë poshtë pretendimet e majmunit të përfaqësuar nga PETA.

Megjithatë, vetë Slater vullnetarisht tha se do të dhurojë 25 për qind të të ardhurave nga ky imazh për organizatën që mbron kafshët. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2017, ora 17:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori