A synon të bëhet kryetar i Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Meta

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse synon të bëhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se synimi i tij është të rivendosë demokracinë dhe t’i kthejë fuqinë popullit.

“Nuk kam këtë lloj ambicie dhe nuk është as kjo apo ndonjë tjetër që më motivon në këtë mision që kam nisur. Ambicia ime është të rivendosim demokracinë, rendin kushtetues, llogaridhënien dhe ti japim fuqinë popullit dhe kjo arrihet përmes aksionit opozitar”, tha Meta./albeu.com


Shtuar 6.09.2022 21:40