Magjia e Hënës së të Korrave, fenomeni përsëritet pas 19 vitesh (FOTO LAJM)

Nëse ju pëlqejnë ‘shfaqjet’ e qiellit atëherë nuk duhet ta keni humbur spektalin e dhuruar një natë më parë, Hënën e të Korrave.

Ky event, sipas ekspertëve ndodh çdo vit, por ajo që e bën të veçantë këtë fenomen është fakti se hëna e plotë në këtë rast do të jetë më e vogël se zakonisht. Më konkretisht do të jetë 14 për qind më e vogël duke e bërë të duket si një ‘mikro-hënë e plotë’.

Duke folur për Daily Express, astronomi Joe Rao tha se masa e zvogëluar e hënës lidhet me pozicionin që ajo do të ketë në qiell. Ai shpjegoi: “Hëna do të duket më e vogël në madhësi pasi ndodhet në distancën e saj më të largët me Tokën.”

Hëna e plotë të premten më 13 shtator është esktremisht e rrallë. Hera e fundit që kjo ka ndodhur ishte 20 vite më parë në vitin 2000 dhe nuk pritet të shohim një tjetër deri në vitin 2049.
Shtuar më 15/09/2019, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori