Boris Johnson jep lajmin e keq për tifozët e futbollit në Angli

Kryeminsitri i Anglisë, Boris Johnson, ka njoftuar sot se tifozët nuk mund të rikthehen në stadiume më 1 tetor siç ishte planifikuar.

Johnsoni, ka thënë se shpërndarja e virusit ka ndikuar për rihapjen e bizneseve dhe eventeve të mëdha sportive.

“Ne tashmë e kemi kuptuar që shpërndarja e madhe e virusit, ka ndikuar në mundësinë për të rihapur konferencat e biznesit dhe eventet e mëdha sportive. Pra, ne nuk do të mundemi që më 1 tetor t’i hapim këto”, u shpreh Johnsoni.


Shtuar 22.09.2020 13:46