Macja tmerron pronarin kur i sjell një qese në shtëpi
Pëlqej
Pronari i një maceje mbeti i tronditur kur kafsha e tij çoi në shtëpi një qese plot me drogë të klasit A.

Macja e kishte sjellë qesen me drogë për ta vendosur në shtratin e saj në St. Pauls, Bristol, dhe pronari i saj e ka vënë re pas pak momentesh.

Një fotografi e postuar në Twitter nga Policia tregon qesen me sasinë e drogës së klasit A mbi shtratin e maces.

Krahas foto është shkruar:

Harrojini qentë e policisë, duhet t ë fillojnë trajnimin e maceve. Rezultat brilant i zbuluar nga një mace në St Pauls, teksa një mace e një qytetari ka çuar në shtëpi gjithë këtë drogë. Pronari ishte i tronditur dhe na telefonoi menjëherë!”

Droga ishte e ndarë në 30 pjesë të vogla. Një zëdhënës i tha “The Independent” se policia po bënte hetime, por përparësi mbeti siguria e pronarit dhe e maces. Asnjë arrestim ende nuk është bërë në lidhje me zbulimin.


Shtuar më 19/09/2018, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori