Masat e rrepta të qeverisë italiane, futbollistët e Napolit në radhë për në supermarket (FOTO LAJM)

Pas masave të reja të qeverisë italiane, të njoftuara dje në mbrëmje, për të minimizuar përhapjen e Coronavirusit, shumë italianë u dyndën në dyert e supermarketeve, për të blerë sasi të mëdha ushqimi e për të qenë të përgatitur për një izolim afatgjatë.

Panikut nuk i kanë shpëtuar as tre futbollistët e Napolit, Jose Callejon, Fernando Llorente dhe Ospina, të cilët në orët e vona janë fotografuar në radhë, në supermarketet e qytetit, për të blerë ushqim e ujë.

Nuk është hera e parë që futbollistët zgjedhin orët e vona të natës për të bërë Pazar nëpër supermarket, pasi duan të ruajnë privatësinë, pro këtë herë kanë mbetur për kohë të gjata edhe në radhë, ndërsa nuk u kanë shpëtuar syve të fansave.


Shtuar 10.03.2020 14:28