“Në kërkim nga interpoli”, Ballist Morina habit Artan Hoxhën: Nuk e di si ka hyrë në Çeki

Gazetari Artan Hoxha i cili ka qenë prezent në Pragë për të ndjekur ndeshjen e kombëtares shqiptare kundër Çekisë, ka mbetur i habitur ku në kryeqytetin çek është takuar me Ballist Morinën.

Ka qenë vetë hoxha i cili ka ndarë foton e tij me Morinën, ndërsa shkruan se nuk e di se si ka arritur të hyjë në ceki, në një kohë që është në kërkim nga Interpoli, pas urdhëarreestit për të të lëshuar nga Serbia.


Postimi i Hoxhës:

A e mbani mend këtë personazh???!!!

Njeriu i dronit me flamurin e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Beogradit…

Në stadiumin “Fortuna Arena” të Pragës,

me Ballist Morinën…

Nuk e di nga “dreqin” ka ardhur dhe si ka hyrë në Çeki, por zyrtarisht vazhdon të jetë në kërkim nga Interpoli, pas urdhërarrestit që vazhdon të mbetet ende në fuqi nga autoritetet Serbe.

O sa mirë me qenë SHQIPTAR…


Shtuar 7.09.2023 23:43