Macja lind qenush
Albeu.com
Një grua në një fshat të Gjeorgjisë pretendon se macja e saj ka lindur para disa ditësh një qenush. Sipas mediave lokale, macja ka lindur një këlysh me veshët dhe bishtin si mace, por pjesët e tjera të trupit i ngjajnë një qeni. Këlyshi ka dhe mustaqe.
Mediat lokale kanë arritur ta filmojnë këtë krijesë të çuditshme, ndërsa ai strukej dhe pinte qumësht tek e ëma. Shkencëtarët thonë se mund të jetë i mundur një mutacion gjenetik i shkaktuar nga rrezatimi, pasi kryqëzimi i dy racave është praktikisht i pamundur.
Shtuar më 28/07/2010, ora 16:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori