Luftëanija amerikane që po "dridh" botën (FOTO-VIDEO)

Shkatërruesi më i madh i ndërtuar ndonjëherë në Forcat e Shteteve të Bashkuara, është lansuar për herë të parë të hënën nga fabrika e anijeve Bath Iron Works në Maine dhe për ta vazhduar navigimin me kujdes nëpër lumin Kennebec.

Më se 200 ndërtues anijesh, lundërtarë dhe banorë kanë dalë për ta parë gjigandin e radhës 15 tonë.

Kelley Campana, punëtore e Bath Iron Works ka thënë se i janë përlotur sytë nga pamja.

“Kjo është shumë emocionuese. Është e mrekullueshme të jesh ndërtues anijesh dhe amerikan”, ka thënë ajo, duke shtuar se është e para në klasin e saj. “Asnjëherë nuk ka pasur diçka të tillë. Kjo ka pamjen e të ardhmes”. /albeu.com/

Shtuar më 08/12/2015, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori