Luftë mes gjarpërit dhe shqiponjës, kjo e fundit fiton
Një luftim fatal mes një shqiponje dhe një gjarpri është kapur nga kamerat në jug të Indisë.

Shqiponja dhe gjarpri luftuan për një kohët ë shkurtër përpara se shqiponja padyshim të fitonte, duke gëlltitur gjarprin.

Gjarpri i miellit përfundoi rreth këmbës së shqiponjës, por zogu e rrokullisi atë dhe e gëlltiti, transmeton Indeksonline.

Dyshja po luftonin mes vete në Tamil Nadu, një nga 29 vendet e Indisë, në periferi të Chennai.

Madje një nga fotografitë e kapura tregon shqiponjën duke shikuar me krenari drejt kamerës me gjarprin në gojë. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2019, ora 22:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori