“Lufta” epike mes lakuriqit të natës dhe irlandezit bëhet hit në internet (VIDEO)
Një irlandez që mundohej të largonte një lakuriq nate nga shtëpia e tij është bërë i njohur në të gjitha rrjetet sociale.

Pamjet ku ai përpiqet ta largojë lakuriqin e natës me një peshqir nga kuzhina është parë më shumë se një milionë herë në Facebook.

Darry Fleming nga Irlanda mundohej ta kapte me shkop dhe një peshqir ndërsa ai që e filmonte ‘luftën’ mes tyre. Ka shkaktuar mjaft të qeshura pasi ai fliste dhe inkurajonte veten për ta kapur.

Ndërkohë qeni i tyre nuk ndërhyn fare në këtë çështje dhe urinon i qetë në dyshemenë e kuzhinës. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori