Luani "pasagjer" në tren
Disa pasagjerë treni të terrorizuar në qytetin britanik të Hadërsfilldit kanë njoftuar policinë se në një prej vagonëve të trenit ndodhej një luan. Pas disa telefonatave, njësi të policisë, të shoqëruara nga një helikopter mbërritën në zonë dhe kontrolluan imtësisht për disa orë me rradhë, por pa gjetur asgjë. Luani ishte zhdukur.

Hetimet vazhdojnë, por ende asgjë nuk është gjetur. Kërkimet brenda kabinës në të cilët u pretendua se u pa luani, përsëri nuk arritën të vërtetojnë asgjë.

Megjithatë, ngjarja nuk mund të mohohet, pasi ishin disa personat e panjohur që telefonuan të terrorizuar dhe ndonëse nuk u gjetën gjurmë e luanit, ai mund të jetë larguar ndërsa dëshmitarët pamorë vraponin që të gjenin një vend për t’u fshehur, raporton TCH.

E ndërsa ngjarja bëhet më enigmatike, komuniteti i Hadërsfilldit ndihet gjithmonë e më i shqetësuar nga rreziku i "luanit të lirë".

Në muajin maj, ishte policia e Londrës ajo që u befasua, kur u telefonua për shkak të një tigri të ndodhur në një fushë golfi. Në rastin në fjalë, telefonata ishte e vërtetë, pasi kafsha ishte arratisur nga një kopësht zoologjik i ndodhur pranë. Pasi u vendos në gjumë, tigri u rikthye pa incidente në habitatin e tij të mëparshëm. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori