LSDM: Gruevski do t'i mbajë qytetarët në akull që t'i shpëtojë drejtësisë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
LSDM-ja i është kundërpërgjigjur VMRO-së e cila përmes një deklarate për medie akuzoi kreun e LSDM-së Zoran Zaevin se në mënyrë të heshtur po mbrojnë agjendën e Ziadin Selës, i cili sipas tyre po kërkon federalizimin e Maqedonisë.

Nga LSDM-ja bëjnë me dije se programi i qeverisë së re garanton unitaritetin e shtetit dhe sundimin e së drejtës.

"Programi i qeveisë së re garanton unitaritetin e Maqedonisë dhe sundimin e së drejtës dhe përmban masa për problemet reale të qytetarëve.

Ky dokument është i dukshëm për të gjithë, përveç Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij të cilëve ju përshtetet të thellojnë krizën edhe më tej.

Udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së dëshiron që qytetarët të mbeten në akull, vetëm që të mbrohen nga përgjegjësia kriminelët", thuhet në reagimin e Lidhjes Social Demkrate. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}