“Lorem Ipsum” daton që prej shek I para erës sonë
Nëse ju ka rastisur ndonjëherë të shikoni një shembull të një websajti apo një broshurë, mund ta keni pyetur veten pse shembulli i dhënë është i tëri në latinisht.

Ai tekst, i cili zakonisht fillon me “Lorem Ipsum dolor sit amet,” është përdorur si zëvendësues i tekstit në printimin dhe radhitjen e shkronjave që në fillimet e 1500-ës.

E ka prejardhje nga pjesë të traktatit të Ciceros mbi etiken, “de Finibus Bonorum et Malorum” (Ekstremi i të mirës dhe të keqes), e cila është shkruar në vitin 45 para erës sonë.

Tashmë ai tekst nuk ka më kuptim pasi është ndryshuar me kalimin e kohës, por gjithsesi vazhdon të përdoret. /albeu.com/
Shtuar më 22/10/2016, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori