Lukaku rikthehet me grupin, synimi është aktivizimi në ndeshjen ndaj Napolit

Inter ka gjetur sërish Romelu Lukakun.

Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, belgu ka vendosur të punojë fort për t’u rikthyer sa më shpejtë në formë dhe do të stërvitet sot në Appiano.

Ai është i rikuperuar nga dëmtimi dhe tashmë do të punojë me grupin për t’u karikuar dhe të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Napolit në fillim të vitit 2023./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.12.2022 11:31