E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Londër, UFO bie në oborrin e shkollës (FOTO-LAJM)

Nxënësit e një shkolle në Londër u trembën të premten teksa një UFO u përplas në oborrin e shkollës. Në fakt nuk ishte një objekt fluturues i cili vinte nga jashtë planetit tonë por një pajisje fluturuese e realizuar nga një prej prindërve të nxënësve.


"Objekti fluturues u ndërtua nga një prind mjaft i talentuar, i cili e ndërtoi për një kohë rekord. Në fakt, skena ishte mjaft reale, u duk sikur vërtet u përplas një UFO në shkollën tonë, pasi na ndihmoi edhe mjegulla" u shpreh drejtoresha e shkollës, Helen Connor për gazetën britanike “The Independent”. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori