Llogaria në Instagram që mashtroi të gjithë (FOTO LAJM)

Falë fotove të saj të realizuara sipas trendeve të fundit të Instagramit, përfshirë këtu pushime në plazh, pazar, argëtim me miq në qytet, bukuroshja franceze, e cila supozohet të ishte një modele 25 vjeçare nga Parisi, grumbulloi më shumë se 50 mijë ndjekës në llogarinë e saj në rrjetin social që në gusht të këtij viti.

Por asnjë prej komentuesve dhe admiruesve të Louise Delage nuk e kuptoi që jeta perfekte e modeles nuk ekzistonte, pasi ajo nuk ishte një person “real”.

Shihni me kujdes fotot e saj dhe pyesni veten: Çfarë kanë të përbashkët ato?

Nuk ka rëndësi nëse është një gotë e Sauvignon Blanc apo shishe koktejli – të gjitha fotografitë përmbajnë një pije alkoolike.

Delage është në fakt një modele e punësuar nga agjencia pariziene BETC për të përcjellë një mesazh për varësinë ndaj alooklit.

Si pjesë e fushatës Like My Addiction, qëllimi i kompanisë ishte të rriste ndërgjegjësimin te të rinjtë dhe për të nxjerrë në pah se sa lehtë mund të neglizhohet alkoolizmi. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2016, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori