“Zaptuan” oborrin e shkollës me “Benz”, arrestohen dy persona në Berat

Dy persona janë arrestuar në Berat, pasi kishin hyrë me makinë në oborrin e një shkolle pasditen e djeshme si edhe kundërshtuan punonjësit e policisë që ndërhynë për t’i larguar.

Uniformat blu bëjnë me dije se pasagjeri dhe shoferi i makinës tip “Benz” nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e

Policisë, për të mos kryer veprime të mëtejshme procedurale. Sakaq gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi policisë

Hynë me automjet, në oborrin e një shkolle publike, gjatë pasdites, si dhe kundërshtuan me dhunë, punonjësit e Policisë që ndërhynë për t’i larguar sepse kishin hyrë të paautorizuar, arrestohen 2 shtetas.

Shërbimet e Rendit Publik të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë patrullimit në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe për parandalimin e paligjshmërive, gjatë pasdites së djeshme, kanë konstatuar një automjet tip “Benz” që qëndronte i parkuar në oborrin e një shkolle publike.

Pas konstatimit, shërbimet e Policisë janë afruar te automjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit të tij, shtetasit K. K. që të paraqesë dokumentet dhe autorizimin për të qëndruar në këtë ambient të posaçëm, me qëllim kryerjen e verifikimeve. As ky shtetas dhe as pasagjeri në këtë automjet, shtetasi E. K., nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos kryer veprime të mëtejshme procedurale.

Për këtë shkak, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 39 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ushtrua kontroll në automjetin tip “Benz”, në të cilin nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme


Shtuar 23.06.2023 10:42

Tags: