Lind vajzë pa e ditur se ishte shtatzënë (VIDEO)
Lind fëmijën e saj pa e ditur që ishte shtatzënë dhe pasi kishte mbaruar së vrapuari për dy orë. Nëna amerikanë ka thënë se nuk e kishte kuptuar aspak se ishte shtatzënë, pasi nuk kishte pasur asnjë shenjë si shtim në peshë apo lëvizje të fetusit.

Ajo kishte menduar se dhimbjet e saj i vinin nga orët e gjata të vrapimit pasi stërvitej për gjsymë maratonën e këtij muaji. Ndërsa dhimbjet i ishin përforcuar i ishte drejtuar spitalit.

“Unë thash: ‘Jo, jo, kjo është e pamundur”, theksoi Mrs. Staine. “Unë definitivisht kam menduar se kam mbaruar së linduri fëmijë”.

Ajo menjëherë u dërgua në sallën për lindje dhe ajo që pa ishte një vajzë, fëmijën e katërt të saj.

“Ai është ende i shokuar. Të gjithë po e urojnë”, shtoi zonja Stain.

Zotëri dhe zonja Stain e kanë quajtur vajzën e tyre Mira, shkurtesën e fjalës angleze miracle, që në shqip do të thotë mrekulli. /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2013, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori