E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Lind foshnja me gjashtë këmbë
Në qytetin Sukur në Pakistana ka lindur një foshnje e shëndoshë, por me gjashtë këmbë. Mjekët njoftuan se foshnja dhe nëna e tij janë mirë me shëndet, por foshnja kërkon më shumë kujdes për arsye të rrezikut nga infektimet, transmeton Koha lajmin e portalit “All Voices”.

Babi i foshnjës, Imran Sheik, që zaten është infermier në pajisjen e rëntgenit, nuk ka besuar kur ka dëgjuar për lajmin.

Gruaja e tij pati një lindje të komplikuar dhe mjekët u detyruan ta operonin.

Mjekët i thanë Sheikut se foshnjës mund t’i hiqen këmbët e tepërta, por që është e domosdoshme që për këtë të dërgohet në Karaçi, ish-kryeqytetin e Pakistanit.

Babi i fëmijës nuk ka të ardhura të mjaftueshme për rrugëtim të tillë, kështu që tash për tash foshnjën dhe gruan e vet u detyrua t’i dërgojë në shtëpi.

Ai iu dërgoi autoriteteve lutjen për ndihmë financiare dhe pasi bëhet fjalë për një çudi mjekësore, Sheiku shpreson se do të ndihmohet nga autoritetet shtetërore, organizatat joqeveritare dhe filantropë të ndryshëm.

Çifti është i martuar prej katër vjetësh dhe kjo ishte foshnja e parë e tyre.
Shtuar më 16/04/2012, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori