Lind fëmija me dy dhëmbë të rriturish
Vajza pasi doktoret ia hoqen dhembet
Për herë të parë, nëna e një fëmije të porsalindur ishte shokuar kur e zbuluar se foshnja e saj kishte lindur me dy dhëmbë, tërësisht të zhvilluar, e cila e zbuloi këtë fakt vetëm pasi që e ushqeu foshnjën për herë të parë.

Nerissa Woodward, nga SHBA’ja, vajza e së cilës Emilia Harper Jaymes Bridge, ishte lindur gjatë dhjetorit, tha se madje as doktorët “nuk e kishin vërejtur atë”.

Shfaqja e dhëmbëve tek foshnjat e sapolindura, ndodh sipas statistikave 1 në 2000 raste. Dhëmbët">Dhëmbët e lindjes zakonisht shfaqen tek pjesa e përparme e nofullës, por me kalimin e kohës mund të bien për shkak të organizmit të foshnjave.

Dhëmbët">Dhëmbët mund të bien nga ushqimi me gji, për shkak të përmbajtjes së qumështit i cili e ka ndikimin e vet në rënjen e dhëmbëve tek foshnjat. E kjo sipas doktorëve është mënyra më e mirë e natyrale.

“Asaj ia hoqëm dhëmbët">dhëmbët pak orë pasi lindi” tha nëna e foshnjës. “Ata vendosën ujë me sheqer në gishtin e tyre, në mënyrë që t’ia heqin njërin, ndërsa tjetri ra vet për shkak se nuk qëndronte dot pa mbështetje. Nuk kishte nevojë që ta vendosnim në gjumë. Por sa herë që i tregoj njerëzve fotografi të saj me dhëmbë, ata quditen, për shkak se zakonisht dhëmbët">dhëmbët fillojnë të dalin pasi fëmija t’i mbush 6 muaj” tha Wodward, nëna e Emilias.
Shtuar më 07/05/2019, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori