Gëzimi dhe hidhërimi, ishin dy anët e pashmangshme të një gruaje, e cila mësoi se do sillte në jetë një fëmijë dhe se do i vdiste e ëma. Ajo ka lindur fëmijën para kohe, vetëm që mamaja e saj e sëmurë, ta mbante në krahë. Duke qenë e sëmurë nga kanceri, mamaja e dy vajzave Ann Walters, 70 vjeç, kishte frikë se nuk do të jetonte gjatë për të parë fëmijën e vajzës së saj shtatzënë ose për të marrë pjesë në dasmën e vajzës tjetër.
Vajza e saj,
Kimberley nuk e kishte arritur ende datën e duhur për të lindur fëmijën e saj, kur doktorët e lajmëruan se e ëma kishte shumë pak kohë për të jetuar.
Ishte ky lajm tronditës që ajo mori, duke e detyruar që të ndërhynte në shtatzëninë e saj. Një javë para datës së caktuar nga mjekët ajo lindi, me konkretisht në datën 24 maj.
"Unë e lajmërova mamin menjëherë që të vinte në spital. Mami kishte një buzëqeshje që shndrrinte në fytyrë dhe Erin (fëmija i vogël) ra në gjumë në krahët e saj. Ishte magjike. Të dy dukeshin aq paqësorë. Mamit i ishin plotësuar të dyja dëshirat e saj. Edhe pse ajo ishte e trishtuar që nuk i kishte ngelur shumë kohë për të jetuar, gjithashtu ishte e lumtur për nipin e saj”, tha
Kimberley. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014,
ora 15:23