Libri i mbështjellë me lëkurë njeriu
Mediat britanike zbuluan ditën e sotme, një libër në bibliotekën e Devonit në Angli të mbuluar me lëkurë njeriu. Libri makabër daton nga vitet 1830 dhe përmban poezitë e John Milton-it.

Ai është mbështjellë me lëkurën e një njeriu të quajtur George Cudmore, i cili u var gjatë atij viti pasi kishte vrarë gruan e tij Grace.

Askush nuk i kishte kushtuar rëndësi detajit makabër deri në zbulimin e bërë prej vetë librarisë, i raportuar gjerësisht në shtypin britanik.

Vëllimi do të ekspozohet së shpejti si një tërheqje turistike.

Librat me lëkurë njeriu, ndonëse tepër të rrallë, ekzistojnë prej kohësh. Praktika disa qindravjeçare u ndërpre në periudhën e Revolucionit Francez, në vitet 1800.

Lëkura merrej nga të dënuarit me vdekje, por shpesh herë edhe lihej edhe si amanet që pas vdekjes, ajo të merrej dhe të përdorej për të mbështjellë koopertina librash, në formë kujtimi për të afërmit. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2011, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori