Linda Rama në seancë, ndjek kryeministrin nga holli i Kuvendit (FOTO LAJM)

Është mbledhur Kuvendi i Shqipërisë në një seancë maratonë, ku do të prezantohet programi qeverisës “Rama 3” për 4 vitet e ardhshme.

Prezantimi po bëhet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa nga holli i Kuvendit fjala e tij po ndiqet nga bashkëshortja Linda Rama.

Rama gjithashtu do të prezantojë ministrat e rinj të kabinetit:

Qeveria “Rama 3”

Kryeministër, Edi Rama

Arben Ahmetaj zv/kryeministër dhe ministër për Rindërtimin

Olta Xhaçka-Ministre e Jashtme

Niko Peleshi- Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja-Ministër Drejtësie

Bledi Çuçi-Ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimaj- Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku- Ministre e Infrastrukturës

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi- Ministre e Arsimit

Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro- Ministre e Turizmit

Elva Margariti- Ministre Kulture

4 ministri shteti

Elisa Spiropali- Ministre e Shtetit

Edona Bilali- Ministre për Sipërmarrje

Bora Muzhaqi- Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi- Ministre për Standardet dhe Shërbimin

/albeu.com/

 


Shtuar 16.09.2021 10:24