Libanezi vendos në restorant foton e Sadam Hyseinit (FOTO-LAJM)

Pronar i një restoranti në Londër ka vendosur një poster të Sadam Hyseinit në dritaren e biznesit të tij. Ayyad Al-Hamdan nga Libani ka ngjallur shumë zemërim tek banorët e asaj zone kur kanë parë fotografinë e diktatorit të pamëshirshëm të Irakut.

"Nuk do të shkoj më kurrë në atë restorant tani që mban një poster të madh të Sadam Hyseinit", tha një banor i asaj zone.

Udhëheqësja e Këshillit, Harrow Susan Hall shkoi në restorant dhe pyeti pronarin nëse mund ta hiqte foton nga dritarja.
Kurse pronari i restorantit ka refuzuar që të heqë fotografinë edhe pas kërkesës së policisë.

"Këshilli dhe policia kanë ardhur këtu dhe më kanë pyetur nëse mund ta heq nga dritarja foton e Sadam Hyseinit." eshte shprehur 43-vjecari. /albeu.com/

Shtuar më 31/03/2014, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori