Lëvizja e objekteve me anë të valëve zanore, fenomeni më i bukur i shkencës (VIDEO)
Lëvizja/ngritja e objekteve me anë të valëve zanore, është fenomeni i pabesueshëm shkencor që bën që objekte të lehta të qëndrojnë në ajer.

Shkencëtarët japonezë kanë publikuar një video të eksperimenteve të tyre zanore, nëpërmjet të cilave tregojne se sa të fuqishme mund të jenë zhurmat apo vibrimet e ajrit që shkaktohen nga tingujt e ndryshëm.

Pavarësisht se për momentin këto eksperimente zhvillohen me objekte me peshë minimale, Yoichi Ochiai, Jun Rekimoto dhe Takayuki Hoshi mendojnë se kjo teknologi mund të ketë aplikime të shumta në industri apo në jetën e përditshme, dhe po punojnë për të ndryshuar botën nëpërmjet muzikës.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon më sipër. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2014, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori