”Blindohet” Tirana, 1000 forca të RENEA-s dhe anti-terrorit në gadishmëri për protestën

Ashtu sikundër lajmëruan, artistët do të protestojnë sot në orën 16:30 për të kundërshtuar prishjen e teatrit dhe dhunës së policisë dje.

Protestës do t’i bashkohet dhe opozita, teksa policia është duke marrë masa të rrepta sigurie duke angazhuar edhe RENEA-n me anti-terrorin.

Mësohet se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar një mbledhje me strukturat e policisë gjatë paradites së sotme ku është parashikuar angazhimi i 1 000 forcave të policisë.


Shtuar 18.05.2020 11:32