Zbulimi i llahtarshëm, gjenden mbetje njerëzore në valixhet e blera në ankand

Një familje gjeti mbetje njerëzore në disa valixhe që i blenë në një ankand nga një magazinë mobiliesh.

Ngjarja ka ndodhur në Zelandën e Re dhe policia atje ka nisur një hetim për këtë çështje.

Pronarët e një shtëpie në South Auckland bënë këtë zbulim të frikshëm kur nisën shpaketimin e sendeve të blera për rezidencën e tyre.

Autoritetet kanë nisur një hetim për vrasje dhe po përpiqen të identifikojnë mbetjet. Mendohet se familja nuk ka lidhje me ngjarjen,  pasi thjesht kishin blerë sende shtëpiake në një pikë lokale të enjten e kaluar.

Pasi ata i sollën sendet në shtëpi, pati fqinjë që thanë për policinë se nga shtëpia nisi të kundërmonte “një aromë e çuditshme”. Një prej tyre, i cili më parë kishte punuar në krematorium, tha se aroma mund të njihej menjëherë.

Zyrtarët janë shprehur se detyra kryesore është zbulimi i identitetit  të personit që gjendet në ato valixhe, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat e situatës. Ata shtuan se për shkak të natyrës së situatës, do të nevojitet kohë  që të informohen familjarët e viktimës.