Larg qytetit, paguajnë 3 milionë $ për të jetuar në kasolle
Kompleksi i shtëpive Helen të cilat ndodhen në periferi të Parkut Kombëtar të Sidneit, u ofron banorëve të qytetit mundësinë për një jetesë të qetë dhe larg urbanizimit.

Kërkesa e lartë për këto shtëpi të cilat në fillime varionin nga 900,000-122,000 dollar ka bërë që çmimi të rritet menjëherë. 20 shtëpitë e fundit në këtë fshat të izoluar janë shitur deri në 3 milionë dollar.

Në kompleksin e këtyre shtëpive mund të arrihet vetëm nëpërmjet një shtegu me baltë dhe shkurre të shumta. Të gjitha materialet e ndërtimit të kasolleve në këtë zonë janë dërguar me çanta shpine dhe karroca dore.

Agjentët e shitjes janë shprehur se mundësitë e shumta që kjo zonë ofron, kanë bërë që turistë të shumtë të vendosin të zhvendosen për të jetuar. Njerëzve u pëlqen të jetojnë në një zonë të qetë pa trafik dhe risqe të tjera./albeu.com/


Shtuar më 02/09/2016, ora 13:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori