Lanë punën dhe shitën çdo gjë për të ndërtuar këtë shtëpi në autobuz (FOTO LAJM)

Duket se çmenduritë në botë nuk kanë fund.

Një çift i martuar vendosën që të lënë punët e tyre në Karaibe, të shesin shtëpinë dhe gjithçka që posedonin dhe të gjitha paratë i kanë shpenzuar për të ndërtuar një shtëpi lëvizëse shkruan Albeu.com.

Ata kanë blerë një autobuz të madh të cilin më pas e kanë shndërruar në një shtëpi.

Ata e kanë bërë gjë me qëllim që të shëtisin në të gjithë botën dhe ndërkohë të kenë edhe një shtëpi më vetë.

Deri tani ata kanë harxhuar rreth 20 mijë paund për rregullimin dhe rezultati është fantastik.

Të pyetur nëse i mungon një shtëpi Amy, 27 dhe David, 33 janë shprehur se ndihen shumë mirë me këtë mundësi që kanë krijuar dhe se nuk kanë nevojë për gjë tjetër. /albeu.com/

Shtuar më 30/10/2020, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori