Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, Erdogan: Mund të bihet dakord për 4 nga 6 pikat

Është e mundur që Rusia dhe Ukraina të arrijnë që të gjejnë kompromisin për katër nga gjashtë pikat që kanë qenë në fokus të negociatave mes dy palët.

Lajmin e bën të ditur presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ndërsa fliste rreth krizës Ukrainë-Rusi në kthim nga samiti i NATO-s.

Siç citohet nga transmetuesi TRT, presidenti turk ka shtuar po ashtu se mosmarrëveshjet territoriale mbeten.