Ky shtet ndalon me ligj përdorimin e Instagram-it
Pëlqej
Zëvendëskryeprokurori i Iranit, Muhammed Musaddik, tha se në Iran do të ndalohet përdorimi i Instagram-it.

Musaddik në konferencën për media, tha se do të ndalohet përdorimi i Instagram-it, një ndër rrjetet sociale më të përdorura në vend.

Ai nuk informoi në lidhje me atë se kur do të zbatohet ndalesa, ndërsa si arsye për këtë vendim tha se "Disa artistë në vend bëjnë keqpërdorime me mbledhjen e ndihmave për nevojtarët përmes Instagram-it".

Përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter në Iran është i ndaluar. /albeu.com/

Shtuar më 07/07/2018, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori