Komisioni i BE-së pezullon programet shkencore dhe kërkimore me Rusinë

Komisioni Evropian ka pezulluar bashkëpunimin me entitetet ruse në kërkimi, shkencë dhe inovacion, pas pushtimit rus të Ukrainës, tha komisioni të premten në një deklaratë.

Ai po pezullon gjithashtu pagesat për subjektet ruse sipas kontratave ekzistuese dhe nuk do të lidhë asnjë kontratë të re dhe asnjë marrëveshje të re me organizatat ruse.

“Bashkëpunimi kërkimor i BE-së bazohet në respektimin e lirive dhe të drejtave që mbështesin përsosmërinë dhe inovacionin. Agresioni i urryer ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës është një sulm kundër të njëjtave vlera. Prandaj është koha për t’i dhënë fund bashkëpunimit tonë kërkimor me Rusinë”, tha Margrethe Vestager, nënkryetare ekzekutive për një Evropë të përshtatshme për Epokën Dixhitale.

Vlerësimi i situatës sa i përket Bjellorusisë është në vazhdim, shtoi komisioni.


Shtuar 4.03.2022 15:21

Tags: , ,