Ishte nisur drejt Londrës, policia zbret nga avioni një pasagjere në Rinas: Kërkesë e pilotit

Policia përmes një njoftimi zyrtar ka sqaruar zbritjen e një pasagjere në Rinas nga avioni që do të nisej për në Londër.

Sipas policisë, është kërkuar nga piloti që pasagjerja të mos udhëtonte pasi kishte konsumuar shumë medikamente.

“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale mbi shoqërimin në avion të një shtetaseje nga shërbimet e Policisë, ju sqarojmë se:

Në linjën e udhëtimit që ishte planizuar të nisej nga Rinasi në drejtim të Luton, në orën 18:45, do të udhëtonte dhe një shtetase e cila kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore, dhe për të cilën piloti i avionit, kishte urdhëruar që kjo shtetase të mos udhëtonte.

Shërbimet e Policisë së bashku me bashkëshortin e saj e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit, është njoftuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 2.03.2022 08:59