Ky është populli më bujar në botë
Pëlqej
Në komunitete të largët peshkatarësh përgjatë Alaskës juglindore jetojnë fiset tejet bujarë Trlingit dhe Haida, një komb indianësh të Alaskës që e kanë quajtur këtë rajon shtëpinë e tyre, prej 10 mijë vitesh. ata kanë një mënyrë mbreslënëse të të treguarit të mirënjohjes – një praktikë pothuaj e pamendueshme në epokën moderne – që mund të na mësojë shumë për bujarinë: t’i japësh komunitetit tënd, deri kur të kesh pothuaj asgjë për të dhënë më.

Ceremoni shumë të mëdha të njohura si ku.éex’ (përkthimi: “ftesë në ceremoni”) kanë shenjuar jetët e tyre prej mijëra vitesh. Në këtë traditë të thellë të nderimit të vdekjeve, lindjeve, martesave, dhe ndryshimeve në rangjet sociale, mikpritësit zakonisht ushqenin qindra mysafirë dhe jepnin sasi të mëdha parash e dhuratash (si batanije, kanoe, makina qepëse, miell, enë) që kishin kursyer për një vit të tërë, për mysafirët e tyre.

Por kur misionarët e krishterë dhe të huaj të tjerë panë këto aktivitete të mëdha e të kushtueshme, ata i konsideruan si të kota. Ata nuk i shihnin këto ceremonimëdha të dhënies, si një vlerësim normal të pronës së dikujt. Madje ata e konsideruan këtë lloj ceremonie si pengesë për asimilimin.

Në vitin 1867, ceremonitë u ndaluan me ligj, gjë që vazhdoi deri në vitin 1951. Fatmirësisht tradita nuk humbi. Sot, e gjithë ku.éex’ është “ngjeshur” në një ceremoni 2-3 ditore, që mbahet përvit përgjatë gjithë rajonit të Alaskës juglindore, dhe disa vlerësojnë që sasia e parave dhe dhuratave që shkëmbehen mes anëtarëve të klaneve shkon në 2 milion dollarë përvit.

“Ne jetojmë në një tokë shumë të bukur, me të cilën është e kollajtë të mrekullohesh”, thotë Rosita Kaa háni ëorl presidente e Solaska Heritage Institute. “Një pylli pasur, dhe burimi më i madh për ne ka qenë nga deti, sidomos salmoni që na ofron ushqim. Pemët ofrojnë drurin për artin tonë monumental, shtëpitë e mëdha të fiseve dhe kanoet tona, që i përdorim në ekspedita të largëta, deri në Oregon”.

Shkurt, këto ceremoni bujarie janë një zamkë ekonomike, sociale, fetare dhe politike, si asnjë tjetër. “Ato bashkojnë klane të kundërt dhe ndihmojnë në krijimin e një ekuilibri mes shoqërive, klaneve dhe shtëpive tona; dhe paraardhësve tanë të lashtë. Ato ruajnë harmoninë në strukturën tonë shumë komplekse shoqërore – dhe kjo është shumë e rëndësishme”./Bota.al-BBC/
Shtuar më 11/02/2017, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori