Ukraina bën bilancin: Kaq burra rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i sulmeve

Deri më tani sipas raporteve ukrainase, Rusia deri më tani ka humbur rreth 4300 ushtarë.

Lajmin e bëri të ditur zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Maliar, e cila ka njoftuar se trupat ruse kanë humbur rreth 146 tanke, 27 avionë dhe 26 helikopterë.

“Forcat ruse kanë humbur rreth 4,300 trupa në pushtimin e Ukrainës”, tha Maliar.

Ndërkohë vendi ndodhet ende në luftë pas sulmit nga Rusia dhe trupat ruse po përparojnë ngadalë nëpër qytetet ukrainase.

Ndërsa sipas burimeve ukrainase, janë rreth 200 ushtarë ukrainas që kanë humbur jetën./albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 12:13