Dyshohet për hakmarrje, Nikolin Lekstakaj vritet 3 muaj pas ekzekutimit të Ardian Nikulajt

Tre muaj pas ekzekutimit të Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shengjin, është vrarë në fshatin balldre në Lezhë 42-vjçari Nikolin Marku Lekstakaj.

Atentati i sotëm duket si vijim i sagës së hakmarrjve mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë. Ajo që ngre edhe më shumë dyshimet se kjo ngjarje është hakmarrje e pastër, ëhstë data në të cilët ka ndodhur.


Pikërisht 3 muaj fiks më parë, pikërisht më 19 prill u ekzekutua me armë brenda në lokalin e tij Ardian Nikulaj, për ekzekutimi i të cilit ishte porositur nga Elton lekstakaj, dhe për të kryer këtë vrasje ishin përfshirë dhe shtetas të huaj.

Ndërkohë ditën e sotme pranë nja marketi ëhstë vrarë edhe 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj.

Njoftimi:

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Shtuar 19.07.2023 19:24