Ky kërmill ka bllokuar zbarkimin e 900 “Mercedesëve” me vlerë 31 milion euro
Një kërmill i rrallë ekzotik, i pazbuluar ndonjëherë në Australi, ka bllokuar hyrjen në vend të 900 automjeteve të reja Mercedes, me vlerë mbi 31 milion euro, të ndalur në katër porte të ndryshme.

Departamenti i Bujqësisë ka urdhëruar rieksportimin e makinave të modeleve të ndryshme, nga limuzina te makina garash, nga pick-up deri tek furgonat, duke cituar “zbulimin e një numri kërmijsh ekzotikë në pesë dërgesa të ndryshme automjetesh të importuara nga Europa”.

”Kërmilli i quajtur ‘Heath’ i cili besohet se ekziston vetëm në Europën Juglindore, Kanada dhe SHBA, është një specie e dëmshme me ndikim të rëndësishëm bujqësor dhe mjedisor dhe mund të jetë vdekjeprurës për florën dhe faunën lokale”, deklarua autoritetet.

Makinat po mbahen në një karantinë të rreptë në portet e mbërritjes në katër shtete të Australisë: Kuinslend, Nju Sauth Uest, Viktoria dhe Uest Australia.
Shtuar më 24/10/2019, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori