Është një lokal në Romë ku pronarja ka vendosur që nuk mund të
flitet për
koronavirusin. Sipas saj bisedat rreth Covid e kanë rënduar shumë situatën në gjithë botën, kështu që ka vendosur që në lokalin e saj të
flitet për gjithçka, përveç koronavirusit.
Rregulli është i shkruar dhe i vendosur sipër makinerisë së kafesë: “Është e ndaluar të flasësh për
koronavirusin.”
Një histori e veçantë, një përpjekje për të lehtësuar ambjentin e rëndë të muajve të fundit, i cili po bëhet i njejtë në gjithë botën. Kjo nismë arriti deri në gazetën prestigjioze britanike The Guardian dhe është bërë një nga artikujt më të lexuar.
Një iniciativë që duket se u vlerësua dhe nga klientët: "Ata e panë si qesharake në fillim, disa më thanë se më në fund mund të pinë një kafe në paqe".
Me pak fjalë, një mënyrë për të rrëmbyer një buzëqeshje në një situatë që po i vë të gjithë në provë.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 10:34