22 maj 1960, bota përjetoi atë që
njihet si lëkundja më vdekjeprurëse e njerëzimit,
tërmeti i Valdivisë apo siç
njihet ndryshe
tërmeti i madh i
Kilit.
Me një magnitudë 9.4–9.6
tërmeti shkatërrues ndodhi pasdite dhe zgjati 10 minuta duke shkaktuar një cunami që preku Kilin Jugor, Japoninë, Filipinet, Zelandën e Re lindore, Australinë Juglindore e të tjerë.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi këtë ngjarje si "
tërmeti më i madh i shekullit 20".
Tërmetet e tjerë në historinë e regjistruar mund të kenë qenë më të mëdha; megjithatë, ky është
tërmeti më i madh që ka ndodhur pasi vlerësimet e sakta të tërmeteve u bënë të mundshme në fillim të viteve 1900.
Ende nuk dihet me siguri numri i viktimave nga
tërmeti në Kili, duke u përllogaritur më së shumti deri në 7000, ndërsa dëmet materiale llogariten në vlerë prej 400 deri në 800 milionë dollarë.
Qeveria e
Kilit vlerësoi se rreth 2 milionë njerëz kishin mbetur pa shtëpi.
Shtuar më 23/09/2019,
ora 16:21