Gjendet një trup i dekompozuar pranë Urës së Tabakëve në Tiranë

Një trup i dekompozuar është gjetur sot rreth orës 11:55 afër Urës së Tabakëve në Tiranë.

Policia bën me dije se nuk ka identifikuar ende trupin e pajetë, porn ë pamje të parë dyshohet të ketë qenë endacak.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak. Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.