Ky është shteti europian që të dënonte me vdekje nëse putheshe në publik
Më 9 mars të vitit 1562 në Napoli të Italisë, puthja në publik u ndalua me ligj edhe u bë e dënueshme me vdekje.

Nëse autoritetet shihnin ndonjë çift duke u puthur, atëherë pasonte dënimi me vdekje
Institucionet ishin të shqetësuara për moralin dhe shëndetin public. Mirëpo, ky veprim ndikoi shumë pak në përhapjen e murtajës në Evropë.

Ky duket të ishte vetëm fillimi i historisë së ndalimit të puthjeve në publik. Në vitin 1910 Franca ndaloi puthjet në stacione sepse konsideronin që puthjet po vononin mjetet e transportit.Përgjatë historisë kontrollimi i marrëdhënieve seksuale ka qenë shpesh pjesë e censurave.

Në Britani të Madhe në vitin 1439, Mbreti Henry VI ndaloi puthjen në përpjekje për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje në mbretërinë e tij.
Shtuar më 09/03/2019, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori