Ky ėshtė Robinson Kruzo modern
Brendon Grimshaw sot i ka 86 vjet dhe ditėt i kalon duke u kujdesur pėr breshkat dhe zogjtė, tė vetmet qė i bėjnė shoqėri. Megjithatė, ndonėse zgjimi nga valėt e detit duket sikur njė pushim ideal, jeta nė njė ishull tė braktisur nuk kishte qenė edhe aq idile, pasi jo gjithēka ka tė bėjė vetėm shėtitjet nė plazh dhe rrezitjen.

Gjatė qėndrimit tė tij, Brendon ka pėrjetuar stuhi tropikale, sulme peshkaqenėsh, puēin ushtarak nė Seychelles, piratėt e madje edhe fantazmat.

Moyenne, me sipėrfaqe prej vetėm nėntė hektarėsh, rrethohet nga ishujt fqinj, qė ndodhen nė pronėsi tė miliarderėve, princeshave arabe dhe oligarkėve rusė. Megjithatė, e tėrė kjo nuk e pengon fare banorin ekscentrik tė ishullit, i cili kohėn kryesisht e kalon nė shoqėri tė 120 breshkave, tė cilave iu ka vėnė emra, si Alice, Florita dhe Katėr Shkallė Jug (ky emėr ka tė bėjė me pozitėn e ishullit).

Duke folur me “Daily Mail”, Grimshaw ka treguar se Seychellet i kishte vizituar pėr herė tė parė nė fund tė tė pesėdhjetave, nė kėrkim tė aventurės, pasi qė kishte kaluar vite tė tėra duke punuar si gazetar nė Afrikė. “Mendova tė blej tokė sapo qė erdha, mirėpo nuk mund tė gjeja vendin e duhur. Vetėm nė ditėn e fundit tė pushimit dėgjova pėr Moyenne dhe sapo shkela ishullin, e dija qė ky ėshtė vendi i duhur pėr mua”, ka thėnė ai.

Posa qė erdhi ai e angazhoi Rene Lafortunen, i cili i ndihmoi qė ishullin ta shndėrrojė nė njė vend ku mund tė jetohet. Ishulli fillimisht ishte aq i braktisur, saqė nuk kishte aq zogj. Brendon u desh t’i marrė ata nga ishujt fqinj. Fatkeqėsisht, ata shpejt u kthyen prej nga i mori, mirėpo pėrpjekjet e shumta dhe ushqimi i vazhdueshėm e bėri tė veten.

Pas punės sė palodhshme disavjeēare, ai arriti qė nė ishull tė rregullojė ujin, rrymėn dhe telefonin. Rene ndėrroi jetė para disa vitesh dhe pėr kėtė arsye breshkat, zogjtė dhe disa qen janė shoqėria e vetme e Brendonit. I pyetur nėse ndonjėherė ėshtė ndier i vetmuar, Grimshaw ėshtė pėrgjigjur:

“Po, njė apo dy herė, kur shkova nė garsonierėn nė Londėr. Atėherė isha i dėshpėruar, mirėpo kurrė kėtu”. Ai pohon se nuk ėshtė tip i mbyllur dhe se i pėlqen shoqėria, mirėpo thotė: “Si mund t’i kėrkoj dikujt tė jetojė kėtu? Me vite tė tėra nuk kemi pasur ujė tė pijshėm”.

Nė tė vėrtetė, ai as sot nuk ėshtė tėrėsisht vetėm. Turistėt shpesh e vizitojnė (Moyenne ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe park nacional), mirėpo ai pėr vizita u kėrkon 10 funte dhe u ndalon qė aty ta kalojnė natėn. Njė princ saudit ia kishte ofruar ēekun e zbrazėt pėr Moyenne, mirėpo Brendon nuk e ka ndėrmend ta shesė ishullin. “E vetmja arsye pėrse dikush do qė ta blejė ishullin ėshtė qė nė tė tė ndėrtojė hotel”, ka thėnė ai.

Shtuar më 28/04/2012, ora 08:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?