Ky është "Ishulli i Mallkuar", por përse quhet kështu?! (FOTO LAJM)

Ishulli i Mallkuar ose La Gaiola
Pëlqej
Quhet Ishulli La Gaiola i cili njihet ndryshe edhe si Ishulli i Mallkuar gjendet afër brigjeve të Napolit në Itali. Por përse, quhet i tillë?

Historia fillon më 1920, kur pronari i ishullit, Hans Braun u gjet i vrarë. Pastaj gruaja e tij u mbyt në det. Pronari i ri, gjermani Oto Grunback, vdiq nga një sulm në zemër po në ishull. Një tjetër pronar ka bërë vetëvrasje. Tjetri, një gjerman industrialist çeliku, Baron Karl Paul Langheim, kishte bankrotuar ekonomikisht.

Ishulli i ka takuar gjithashtu Gianni Agnellit, kreut të Fiat-it. Fatkeqësisht, djali i tij i vetëm bëri vetëvrasje. Pas vdekjes së tij, Gianni Agnelli filloi ta trajnonte nipin e tij, Umberto Agnelli, për të udhëhequr Fiat-in. Megjithatë, edhe Umberto vdiq nga një kancer i rrallë.

Një pronari tjetër, multi-miliarderit Paul Getty, iu kidnapua nipi pasi ai bleu ishullin. Ndërsa pronari i fundit i ishullit, Gianpasquale Grappone përfundoi në burg, kur kompania e tij e sigurimit dështoi.

Siç shihet edhe nga historia e këtij ishulli, shumica e banorëve të saj kanë vdekur para kohe.

Sot, ky ishull është i pabanuar...
Shtuar më 16/09/2014, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori