Ky është i kalburi në para që feston me gruan dhe të dashurat (FOTO LAJM)

Ndërkohë që ju mund ta keni festuar Shën Valentinin me shpirtin tuaj binjak, Travers Beynon e festoi me shpirtrat e tij. Sepse një, nuk është mjaftueshëm për të.

Multimilioneri Beynon jeton me bashkëshorten dhe tre të dashurat e tij dhe sigurisht që u kujdes që të katërta të merrnin trajtimin e duhur në ditën e të dashuruarve.

Po, nuk ju bënë sytë, “playboy” nga Australia është një bashkëshort i dashur, një “dashnor” bujar si dhe një një baba i devotshëm.

Këtë Shën Valentin, Travers zbriti në kuzhinë për të përshëndetur të dashurat e tij dhe bashkëshorten, Taesha me nga një puthje.

Më pas ata shijuan të gjithë mëngjesin dhe u nisën për të bërë “namin” me blerje tek markat më luksoze sigurisht.

Pasi bleu dhurata luksoze për zonjat e rëndësishme në jetën e tij, Travers më pas i çoi për një vakt darke para se të kthehej në vilën e tij për ta përfunduar mbrëmjen në dhomën e gjumit.


Shtuar më 17/02/2019, ora 14:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori