Ky është detaji që ka bashkuar nuset e famshme shqiptare ndër vite (FOTO LAJM)

Veç fustani të bardh, aksesorëve dhe këpucëve ka një tjetër detaj që është kaq i rëndësishëm për nuset, por nuk u dhamë rëndësinë e duhur. Gjatë intervistës së fundit ishte Orinda Huta, e cila vuri theksin te buqeta e luleve, e cila është si “qershia mbi tortë” për paraqitjen e saj.

“Një nga gjërat që më kanë mbetur peng është, se duke qenë se fustani kishte një linjë të thjeshtë, do të doja që edhe lulet të ishin në linjën e fustanit. Unë doja një gjë shumë të thjeshtë edhe për buqetën dhe kisha menduar më parë që doja zambakë. Por kur shkova tek ai që bënte buqetën më tha: Do dalësh nuse me lule zambaku? Duket që zambakun e blen kushdo. Po mua ato më pëlqejnë i thashë.. Edhe ngaqë ua kisha lënë shumë gjëra në dorë njerëzve i thashë, ok bëjë si të duash. Por ditën e fundit kur e pashë buqetën thashë pse nuk mora mendjen time”, u shpreh së fundmi Orinda.

Në këtë mënyrë ajo hyri si padashur në listën e të famshmeve shqiptare që mbanin buqetë me trëndafila në duar.

Shtuar më 16/10/2017, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori